×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeparlamentari Konjufca mbërrin në Hagë, pritet t’i takojë ish-krerët e UÇK’së

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 19:46

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë, ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kerqeli, i cili ka publikuar një fotografi nga Hagë.

    Ndryshe, para nisjes në Hagë, Konjufca ka deklaruar se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.

    Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!