×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeparlamentari Konjufca nis vizitën në Hagë, takon Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 12:14

    Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në Hagë, ku gjatë ditës së sotme ka takuar Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën në Hagë.

    Këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli njoftuar se gjatë ditës së sotme, Konjufca do ta takoj edhe Rexhep Selimin kurse nesër ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Reporteri.net.

    “Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

    Kërçeli ka thënë se besojnë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare me në krye UÇK-në.

    “Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tone”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!