Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga Koordinatorja e KB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson.
Kjo letër, erdhi si dedikim me rastin e detyrave të reja të Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit.
Letra e plotë:
“I nderuar z. Konjufca,
Së bashku me kolegët e mi në UNKT, dëshirojmë t’ju përcjellim urimet tona të sinqerta për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit.
Ne shpresojmë të punojmë ngushtë me ju, me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe komisionet përkatëse të Kuvendit, në avancimin e angazhimeve të përbashkëta drejt zbatimit të Kornizës sonë të KB për Zhvillim të Qëndrueshëm (2021-2025), si dhe të vazhdojmë luftën kundër pandemisë COVID-19, por gjithashtu t’i forcojmë përpjekjet për një shoqëri të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, të begatë dhe të drejtë. Të gjitha këto qëndrojnë në zemër të SDG-ve dhe Agjendës 2030.
Ne jemi të gatshëm të angazhohemi për të avancuar drejt SDG-ve, të frymëzuar nga përpjekjet e ripërtërira në nivel global, për t’i përshpejtuar rezultatet në këtë “Dekadë të Veprimit”, duke mos lënë askënd prapa”, ka thënë Richardson në letrën e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.