Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini ka bërë të ditur se deri tani motivi kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika lidhet me punën e tij zyrtare si polic, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Është herët të flasim për motivin, motivi kryesor lidhet me punën e tij zyrtare si polic, tha Kryeprokurori Çerkini.
Në konferencë u bë e ditur se shtatë persona janë arrestuar, në mesin e tyre është një ish-pjesëtar i FSK-së.
“Shtatë persona janë duke u intervistuar. Sigurisht ata do të shkojnë në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedurat. Hetimet do të vazhdojnë edhe për persona tjerë”, tha Çerkini.
“Kanë pasur edhe raste më herët të arrestuar, me prirje ekstremiste”, tha Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.