×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeqyteti falënderon zjarrfikësit pas ndërhyrjes së shpejtë në shuarjen e zjarrit në Breg të Diellit

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 21:57

    Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

    Sipas Komunës së Prishtinës, incidenti është raportuar rreth orës 16:53, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll deri në ora 17:15.

    Në një postim në Facebook, Komuna ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, të cilët u vlerësuan për reagimin profesional dhe përkushtimin në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

    “Reagim i shpejtë dhe shembullor! Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Kryeqytetit, zjarri u lokalizua dhe u vu nën kontroll plotësisht deri në ora 17:15 – vetëm pak minuta pas alarmit”, thuhet në postim.

    Po ashtu, Komuna ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për ndihmën dhe bashkëpunimin gjatë gjithë ndërhyrjes.

    “Qyteti është më i sigurt falë jush”, thuhet në fund të reagimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!