Kryeshefi ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi, është arrestuar pak momente më parë pasi po dyshohet se është zhytur në afera korruptive.
Ai po dyshohet se së bashku me drejtorin e Financave të këtij institucioni kanë marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro me premtimin për mosndëshkimin e një subjekti biznesor.
Latifi në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka para të gatshme në banka mbi 50 mijë euro, prej të cilave 23 mijë janë në llogarinë e gruas ndërsa 11 në llogarinë e fëmijëve.
Shuma të majme në banka mban edhe i arrestuari tjetër në këtë rast Arben Bilalli.
Ai ka deklaruar se së bashku më bashkëshorten e tij kanë para të gatshme mbi 93 mijë euro në banka.
I pari i cili përfundoi në pranga lidhur me këtë rast ishte drejtori i Financave, Arben Bilalli.
Sipas Prokurorisë, Bilalli dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8,000 euro, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.
Ndërsa nuk vonoi shumë dhe për të njëjtin rast u arrestua edhe kryeshefi Luan Latifi.Arrestimi i tij erdhi pas Prokuroria vlerësoi si të bazuar dyshimin se Latifi ka qenë në dijeni të qarta për kushtëzimet.
Ndaj Bilallit është kërkuar paraburgimi prej 30 ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.