×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i “Pastrimit”: Komuna na ka bartur rreth 380 mijë euro, kemi paguar naftën dhe kemi filluar punën

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 10:55

    Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë.

    “Pastrimi” bëri të ditur se puna nisi duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina.

    Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Petrit Reçica thotë se “Pastrimi” po kryen punën me kapacitete të plota.

    “Qysh prej parmbrëmë kemi fillu me kry shërbimin, nga dje në 07:00 të mëngjesit kemi fillu me kapacitete të plota. Kjo ka ardhur si rrjedhojë edhe asaj që kemi arritur marrëveshjen edhe vendimin e Gjykatës Supreme që erdhi. Komuna e ka bërë bartjen e mjeteve, diku 380 mijë euro që kanë qenë të inkasuara gjatë asaj periudhe nga qytetarët. Punën e parë që e kemi bërë, kemi paguar naftën dhe kemi filluar punën”, ka deklaruar Reçica për Klan Kosova.

    Ai kërkoi mirëkuptim nga qytetarët, nëse largimi i mbeturinave vonon.

    Ndërsa, Reçica tha se po punohet për të arritur një marrëveshje të ndërmjetësimit që borxhi të kryhet sa më shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!