×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i Postës mposht Naim Bazajn në garën për kryetar të PDK-së në Drenas

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 19:00

    Sejdi Hoxha është ngjitur në krye të PDK’së në bastionin e partisë. Ai ka marrë 130 vota, ndërsa Naim Bazaj 76. Ndërsa Kushtrim Prenku ka marrë vetëm 40 vota.


    Udhëheqësi i Postës, Sejdi Hoxha, pritet të japë dorëheqje nga udhëheqja e kompanisë publike pasi sot është votuar për Kryetar të PDK-së në Drenas.

    Në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie në Drena që janë mbajtur sot, Hoxha ka arritur të fitoj bindshëm duke marrë kështu timonin e PDK-së në bastionin e saj, Drenasin.

    Ai ka fituar 130 vota në garën për të parin e partisë. Kandidati tjetër, Naim Bazaj, i ka marrë 76 vota. Vetëm 40 i ka marrë Kushtrim Prenku.

    Ditë më parë, Naim Bazaj kishte thënë se në këtë garë e ka përkrahjen e Kadri Veselit. I ka quajtur parashutistë kundërkandidatët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!