Kryeshefi ekzekutivi i PTK’së, Bedri Istrefi ka bërë të ditur se kontrata 10 vjeçare me Kompaninë e Devollëve, Z-Mobile do të shkëputet.
Kontrata e dëmshme e Telekomit me Z-Mobile sipas Istrefit, do të shkëputet shumë shpejt në momentin që një kompani amerikane do të vijë dhe ta bëjë ekspertizën në lidhje me këtë situatë që është krijuar.
Istrefi ka thënë para punëtorëve të Telekomit se Telekomi do ta shkëpus kontratën me Z-Mobile.
“Jemi ende në takim është duke u diskutuar se e kemi ftuar një kompani amerikane që të bëj një ekspertizë. Sot gjatë ditës kemi me njoftu edhe Z-Mobile që shkëputja e MSA vazhdon me 30 korrik ndërsa pjesa tjetër e ekspertizës financiare pasi që është duke u diskutuar në mbledhje por për shkak të pjesëmarrjes suaj erdha të ja jap këtë lajm për shkëputjen e kontratës, tha Istrefi.
Shumë punëtorë të Telekomit të Kosovës janë mbledhur para objektit kryesor dhe kanë protestuar në lidhje me kontratat e nënshkruara me Telekomit dhe Z-Mobile.
Ata një zëri janë shprehur për shkëputjen e kontratës me Z-Mobile, kompani kjo e familjes Devolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.