×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i Telekomit jep detaje për aksionin e policisë, flet për mashtrimin që iu bë kompanisë

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 13:16

    Kryeshefi i Telekomit të Kosovë, Bedri Istrefi, ka treguar detaje rreth aksionit të sotëm të policisë në objektin e Telekomit.


    Sipas, Istrefit bëhet fjalë për një mashtrim që i është bërë Telekomit nga një kompani në Maqedoni në kohën e ish-kryeshefit Agron Mustafa.

    Tutje, ai ka shtuar se kjo kontrate ishte nënshkruar në vitin 2015 ose 2016 në vlerën mbi 105 mijë euro.

    “Ne kemi bërë një kallëzim penal për një mashtrim që i ka ndodhur Telekomit të Kosovës. Kontrata është lidhë në vitin 2015 ose 2016, në kohën e Agron Mustafës dhe borxhi është bartë prej vitit në vit. Ne kemi pasur urdhër prej gjykatës për ekzekutim të borxhit dhe duke parë gjendjen financiare që ka Telekomi i Kosovës. Gjatë këtij procesi kemi hasur në falsifikim të dokumenteve dhe kemi iniciuar si rast menjëherë në prokurori”, thotë Istrefi për KosovaPress.

    30 policë nga Krimet Ekomomike dhe financiare, rreth orës 08:00 të mëngjesit kishin nisur një aksion në Ndërmarrjen Publike Telekomi i Kosovës.

    Lidhur me këtë rast, një person ishte arrestuar në fillim të muajit shkurt në Ferizaj.

    Sipas policisë ai dyshohej se ka arritur ta mashtroi ndërmarrjen publike të Kosovës duke e dëmtuar në vlerë të 105 mijë e 840 eurove.

    Më tej në njoftimin e policisë ditën e arrestimit thuhej se personi që është shtetas i Maqedonisë Veriore, dyshohet se ka falsifikuar një dokument me anë të së cilit ka dëmtuar Telekomin në vlerë të 105 mijë e 840 eurove.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veriore, nën dyshimin e bazuar se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke e dëmtuar me vlerë prej 105.840 euro. Njësia përkatëse policore është duke trajtuar rast”, njoftonte policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!