Kryeshefi i Telekomit: Punëtorët janë në panik, po iu frikësohen ndryshimeve politike

Ndryshimet e fundit në skenën politike kanë ngritur panik te punëtorët e Telekomit të Kosovës. Kjo panik sipas po vjen pas shantazheve me largim nga puna që po drejtohen kah punëtorët e këtij operatorit telefonik. Kështu ka deklaruar për KosovaPress, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili ankohet se nuk gjeti përkrahje nga institucionet e Kosovës për të krijuar një gjendje të qëndrueshme brenda Telekomit.


Istrefi në një intervistë për KosovaPress, thotë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik i shpalli luftë direkte, duke thënë se do t’i ulin pagat për një periudhë kohore.Ai derisa u ka bërë thirrje partive politike të qëndrojnë larg këtij operatori telefonik, tha se as ligjet e Kosovës nuk lejojnë largim nga puna të punëtorëve vetëm pse i takon subjekteve të caktuara politike.E duke folur për gjendjen në Telekomin e Kosovës, kryeshefi i kësaj telefonie, tha ndonëse kishte program, nuk gjeti përkrahje nga institucionet e Kosovës për të krijuar një gjendje të qëndrueshme brenda Telekomit.

Ai madje ka akuzuar ministrinë tashmë në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka se i ka shpalli luftë direkte përmes deklarimeve publike se kjo ndërmarrje është buzë falimentimit.Edhe pse thotë se gjendja e Telekomit tashmë është më stabile, Istrefi zotohet se nuk do lejojë në asnjë formë falimentimin e kësaj ndërmarrje publike, pasi sipas tij, bankrotimi i Telekomit rrezikon sigurinë nacionale të Kosovës.Kryeshefi i Telekomit të Kosovës u shpreh se në mungesë të subvencionimit të kësaj ndërmarrje nga Qeveria e Kosovës do të detyrohen që të zvogëlojnë pagat e punëtorëve deri në normalizim të gjendjes në Telekom.

Sipas tij, mungesa e një kontrate për rreth katër vite për mirëmbajtjen e sistemit teknik në Telekom, ka shfaqur disa pengesa në marrjen e shërbimeve nga ana e konsumatorit.

Në muajin korrik Telekomi i Kosovës ka shkëputur kontratën disa vjeçare me Z-Mobile, kontratë kjo e cila u konsideruar mjaftë e dëmshme për Telekomin.

Mbi 220 mijë numrat që i takonin Z-Mobile me një vend Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka vendosur që t’i kalojnë Telekomit të Kosovës, gjegjësisht operatorit Vala.

E lidhur me këtë çështje kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi bëri të ditur se nga 28 nëntori numrat e operatorit virtual “Dardafone.net” i njohur si Z-Mobile do i kalojnë në kompetenca 100 përqind Telekomit.

Istrefi madje ka premtuar se konsumatorët e këtyre numrave asnjëherë nuk mbesin pa shërbime, madje ai premton edhe paketa atraktive.

Kujtojmë që javën e kaluar menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka shkarkuar drejtorë, zëvendësdrejtor e menaxher të kësaj ndërmarrje me arsyetimin se kanë treguar performancë të dobët.