×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i Telekomit shpjegon fotografinë me presidentin Thaçi, thotë se po bëhet fushatë kundër tij

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 15:02

    Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi ka reaguar pas qarkullimit të një fotografie ku ai shihej në një ceremoni ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të PDK-së.


    Istrefi ka  thënë se fotografia është shkrepur gjatë një akademie përkujtimore që është mbajtur vitin e kaluar për vëllaun e tij dëshmor.

    Sipas tij në rrjetet sociale ka nisur një fushatë me qëllim të denigrimit të emrit të tij.

    Reagimi i plotë:

    Dëshmorët nuk kanë rënë për parti politike

    Individë të caktuar apo grupe të ndryshme për qëllime dhe interesa të ulëta, po tentojnë me foto të montuara dhe të keqinterpretuara, për të njëllosur emrin tim personal dhe të familjes sime duke më etiketuar si drejtor i afërt me një parti politike.

    E kam thënë disa herë publikisht dhe po e përsëris edhe sot se nuk jam zgjedhur në krye të Telekomit të Kosovës, si Kryeshef Ekzekutiv i saj, nga asnjë parti politike dhe nuk i takoj asnjë subjekti politik, ndërsa është krejt diçka tjetër mënyra sesi po tentohet të ngjyroset politikisht emri im personal dhe pozicioni im professional.

    Në një foto të publikuar në rrjete sociale është bërë përpjekje për të politizuar emrin tim, mirëpo e vërteta është krejtësisht ndryshe. Më 26 prill të vitit të kaluar nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Vesesi ishte organizuar një akademi përkujtimore për të kujtuar dhe nderuar dëshmorët e Epopesë se Melenicës. Në këta Akademi, presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi në mesin e shumë dëshmorëve të tjerë të lirisë, dekoroi edhe vëllaun tonë dëshmor, Shemsiun, me Urdhërin “Heroi i Kosovës”, për trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.

    Kjo fushatë e ulët dhe denigruese që një pjesëmarrje timen në një Akademie të tillë, mundohen ta dezinformojnë dhe shpifin opinonin publik duke politizuar emrin tim, është jashtëzakonisht e turpshme dhe joetike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!