×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i Trepçës që u shkarkua nga Kurti: VV më ofruan pozitë tjetër

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 18:10

    Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Basri Ibrahimi, ka folur rreth shkarkimit të tij nga qeveria Kurti.


    Ibrahimi për të cilin Inspektoriati i Punës ka vendosur ta kthejë në pozitën e tij duke e vlerësuar të jashtëligjshëm shkarkimin ka zbuluar për herë të parë detaje nga kjo ndodhi në një intervistë për lajmi.net.

    Ai shprehet se nga VV e kanë telefonuar dhe i kanë ofruar pozitë të re brenda ndërmarrjes, por që Ibrahimi nuk e ka pranuar.

    “Një nga zyrtarët e VV-së me të cilin e kam një raport më ka telefonuar dhe natyrisht me keqardhje që jam shkarkuar, ai më tha se je jurist dhe ke marrëdhënie pune me Trepçën dhe unë i thash se nuk pranoj asnjë vend tjetër përveç pozitës ku jam”, tha Ibrahimi për lajmi.net.

    Ibrahimi shprehet gjithashtu se, protesta nuk ka qenë arsye për shkarkimin e tij, por vetëm shkas.

    “Dhje tjetra që është interesante që ndoshta i ka rrëshqitur, tha se iu kam thënë para shkarkimit të gjejmë personin adekuat të qeverisë Trepçën, pra protesta nuk ka qenë arsye, por shkas”, tha Ibrahimi më tutje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!