Kryesia e Kuvendit ka proceduar në Qeveri Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.
Pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ka nxitur reagime të shumta. AAK, LDK dhe PDK e kanë cilësuar të ngutshme këtë iniciativë dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.