×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia vendos për seancën e radhës, Kurti në interpelancë

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 12:00

    Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës merr vendim për mbajtjen e seancës së radhës.

    Në rend dite është interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

    Rendi i ditës:

    I. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:

    1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

    II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,
    Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
    Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.
    Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!