×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia vendos që propozimi i PDK për pakon emergjente prej 320 milionë eurosh, të trajtohet të martën në seancë

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 12:36

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën nga ora 11:00 në seancë të jashtëzakonshme sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.


    Në këtë seancë, PDK ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë coronavirus.

    Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK Kadri Veseli ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që do ti ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë coronavirus.

    Ndërkohë, Albin Kurti si kryeministër në detyrë, i është përgjijgur propozimit të PDK-së, duke thënë se për të bërë Pako të tilla duhet të fitohen zgjedhjet, transmeton Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!