Kryesisht me vranësira parashihet dita e premtë, orëve të mëngjesit me kushte për reshje të dobëta shiu apo dhe bore, që shfaqen në perëndim të vendit, e që mund të shtrihen edhe nga rrafshi i Kosovës.
Pasdite herë herë do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale gjatë ditës 3C e 6C. Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, njofton Prishtina Weather.
Më shumë vransira parashihen mëngjesin e së shtunës, e më pas fillojnë të shpërndahen. Nga dita e diel po pritet të ketë më shumë kthjellime, me temperatura në rritje deri në 10C e 12C.
Të martën, vransirat sërish shtrihen mbi vend, mirëpo temperaturat mbesin të larta deri në 14C e 16C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.