×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarët e degëve të PDK-së mblidhen për zgjedhjet lokale, Krasniqi: PDK është unike

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 21:25

    Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është mbledhur me kryetarët e degëve të kësaj partie, për t’u organizuar për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.


    Kështu u shpreh Krasniqi në një postim në Facebook.

    “Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!