×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Athinës tregon se çfarë s’ka ndryshuar në Prishtinë gjatë 15 viteve të fundit

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 21:51

    Kryetar i Komunës së Athinës, Kostas Bakoyannis, ka thënë se Prishtina si qytet është transformuar në periudhën 15-vjeçare prej kur ka qenë herën e fundit personalisht, duke përmendur ngritjen e ndërtesave.


    “Ajo që nuk ka ndryshuar është dinamizmi i qytetit, është vibrues me plotë të rinj. Të gjithë e bëjmë pjesën tonë dhe më të mirën e mundshme. Në Greqi ia kemi dalë mbanë që politikën dhe kundërshtinë t’i lëmë anash dhe punën ua kemi lënë ekspertëve”, tha ai.

    “Kam filluar të punoj me autoritetet lokale që nga viti 2012. Kam shërbyer si udhëheqës i rajonit të Greqisë Qendrore dhe tash e kam mundësinë që vjen një herë në jetë, të shërbej si kryetar i djepit të demokracisë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!