Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste të reja, të cilin i pari i Ferizajt e quan rekord të frikshëm.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të zbatojnë masat, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
EKORD I FRIKSHËM – 55 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj
Bashkëqytetarë, Ferizaj po ngjitet frikshëm në krye të qyteteve me numrin më të lartë të të infektuarve me virusin COVID-19.
Ju lutem, është koha e fundit të kuptoni e zbatoni drejt mesazhin e profesionistëve shëndetësor: vendosni maskën, mbani distancën e mbani higjienën personale.
Mendo e mbro familjen e më të dashurit tuaj!
https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/photos/a.697981203586668/3406721542712607/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDTpmm3q47qtPo5q7Lg5j4TBrKeFwPWWfTKuqu_86N7FPra1VZ4eYRecyTFB7dhDrres-EiHIGFx2BB8nEr-FEcZFwrV7oPy3zyfbOGCdeAyffVrR377vOPQGFMTvBXv5nILasVtSMuXdnzlEwNFkzYzyAL2mKDZ0VekcxOi7mVHzrsRz__ul8a8Ej4H5DEcbM4FyGVZwrsa24BoLAhfir4xH8rdK8-DjYCYr_vygDUgAx57ezx9my3csamNdTlXwq-6sLFgGVhfVPKnwf9xNkU7L09hlfqGShwrBwrBBDGw84giKC1I1heHYfw9zQxtjYPUmCGSXtaZBjpCXhUwLQDaQ&__tn__=-R