Kryetari i Gjakovës dhe një nga njerëzit më të afërt të Ramush Haradinajt, Ardian Gjini, ka reaguar pas dorëheqjes së shefit të tij të partisë nga posti i kryeministrit.
Megjithatë Gjini duket se me reagimin e tij i është drejtuar dikujt, duke i thënë “Gjeje tani një Kryeministër që e heq taksën! Nëse mundesh!”.
“Gjeje tani një Kryeministër që e heq taksën! Nëse mundesh! Ky tregim po kthehet në legjendë!”, ka shkruar Gjini në profilin e tij.
Pezullimin e taksës në vazhdmësi e kanë kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare, mirëpo Haradinaj ishte i vendosur që taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës, nuk do të hiqet nëse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.