Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni është vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19.
Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania. Numri i rasteve të infektimit është në rritje përderisa e gjitha bota po përballet me variantin e ri të virusit korona”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta marrin dozën përforcuese.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë afatin e përcaktuar nga IKSHP pas marrjes së dozës së dytë. Të bëhemi së bashku në mbrojtje të shëndetit publik. #VAKSINOHU”, ka shkruar Hyseni në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.