×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Graçanicës: Prishtina nuk dëshiron të përmbush detyrimet nga marrëveshja e Brukselit

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 9:00

    Kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërxhan Popoviq ka thënë se është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta respektojë marrëveshjen e Brukselit.


    Popoviq theksoi se udhëheqja shtetërore e Serbisë, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, vazhdon të insistojë në dialog dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve ekskluzivisht në tryezë.

    “Për fat të keq, Prishtina nuk i shikon këto gjëra nga ai këndvështrim dhe është interesante që edhe pse e di se çfarë do të thotë Asociacioni i Komunave Serbe për serbët, nuk është ndonjë bazë politike për asgjë që shkon në interes të prishjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Ajo marrëveshje nuk zbatohet edhe pas tetë vjetësh”, thotë Popoviq.

    Kryetari i Asamblesë së Komunës së Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq thotë se pritjet nga Asocioacioni ishin të mëdha.

    “Asociacioni i komunave serbe është dashur të garantojë të drejta të caktuara, kryesisht komunitetin serb në Kosovë”, shtoi ai, raporton RTV Graçanica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!