×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Istogut prezanton ekipin e tij

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 16:09

    Kryetari i Istogut, Ilir Ferati sot zyrtarisht ka prezantuar ekipin e tij.

    “Kam nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush ekipin me të cilin bashkërisht do të udhëheqim Komunën e Istogut në rrugëtimin për të jetësuar planin tonë për Istogun e të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!”, ka shkruar Ferati.

    Më poshtë, gjeni ekipin e tij:

    Ali Nimanaj – Nënkryetar i Komunës

    Agim Ademaj – Shef i Kabinetit të Kryetarit

    Zenel Shatri – Drejtor i Shëndetësisë

    Abedin Kabashi – Drejtor i Shërbimeve Publike

    Xhevat Demaj- Drejtor i Emergjencave, Mbrojtje dhe Shpëtim

    Merita Bytyçi – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

    Dukagjin Hoxhaj – Drejtor i Planifikimit Urban dhe Mjedisit

    Naim Behlulaj – Drejtor i Arsimit

    Agon Dreshaj – Drejtor i Kadastrit dhe Gjeodezisë

    Kushtrim Buleshkaj – Drejtor i Inspeksionit

    Elianë Blakaj – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

    Astrit Hajrizaj – Drejtor i Bujqësisë, Hidroekonomisë dhe Pylltarisë

    Arben Kabashi – Drejtor i Administratës

    Genc Ademaj – Drejtor i Ekonomisë dhe Zhvillimit

    Delvina Sylaj – zëdhënëse e Komunës

    Alketa Bujupaj – asistente administrative

    “Ky ekip është i ri dhe të gjithë drejtorët po emërohen për herë të parë në këtë pozitë – prandaj ju ftoj të gjithëve që t’iu urojmë gjithë të mirat e shumë suksese në sfidat që i presin.  Në ditët në vijim do të emërohen edhe pjesa tjetër e ekipit tonë. Na priftë e mbara!”, përfundoi Ferati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!