×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Komunës Qendër në Shkup thotë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 17:47

    Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasho Bogdanoviq, në emisionin “Në Qendër”, ka deklaruar se ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se e respekton Kushtetutën e Serbisë, e cila ende e konsideron Kosovën si territor të saj.


    “Unë personalisht kam qëndrim për Kosovën. Ajo është pjesë përbërëse e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë. Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”, tha Bogdanoviq.

    I pyetur se me këtë qëndrim dhe faktin që ka organizuar dasmë në Graçanicë të Kosovës me kostumografi dhe këndim të këngëve për Kosovën, ka provokuar ndjenjat e shqiptarëve, Bogdanoviq ka thënë se ai nuk sheh asnjë provokim në veprimet e tij.

    “Përse, më tregoni përse, a duhet të shkoj në xhami që të martohem. Unë shkova në vend që jetojnë shqiptarë…”, tha kryetari i Komunës Qendër në Shkup.

    Ndryshe kryetari i Komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion. Sidomos në një video ku shihet ai së bashku me gruan e tij duke kënduar këngë serbe për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!