×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i KQZ-së priti në takim zëvendësambasadorin britanik, diskutuan për organizmin e zgjedhjeve lokale

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 16:30

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe i ngarkuar me punë, Jacob Webber.


    Fillimisht, zëvendësambasadori Webber, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtori i tij, shefi i sektorit politik dhe për komunikim, Richard Le Vay, uroi kryetarin e KQZ-së për detyrën e re dhe i uroi punë të mbarë në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm për demokracinë.

    Nga ana tjetër, kryetari Radoniqi e njoftoi atë lidhur me përgatitjet aktuale që KQZ-ja është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

    Ai shprehu përkushtimin e KQZ-së për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!