×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i LDK-së i përgjigjet Ramës: S’ia dëshiroj askujt të përjetojë sërish Jugosllavinë

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 16:45

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë. Ka thënë se pushtetin jugosllav nuk ua dëshiron ta përjetojnë edhe ata.


    “Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, ka thënë Mustafa në një përgjigje për Express.

    Këtë reagim ish-Kryeministri i Republikës e ka bërë duke iu përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, i cili tha se s’po e kthen Jugosllavinë e re me mini-shengenin ballkanik derisa lëshoi akuza në drejtim të liderëve kosovarë.

    Ai ka thënë se të gjitha qëndrimet i ka shprehur në reagimin e sotëm për mini-shengenin.

    “I kam shprehur qëndrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-sgengenin dhe Mini-jugosllavët”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, në reagimin e sotëm, Kryetari i LDK’së ka thënë se nuk e përkrahin mini-shengenin ashtu siç nuk e kanë përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.

    “Në shiqim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Mustafa sot në Fb.

    Lideri i LDK’së ka qenë për një kohë pjesë e udhëheqjes së Prishtinës në kohën e pushtetit jugosllav. Por, më vonë ishte ndjekur dhe dënuar nga pushteti dhe kishte ikur në Gjermani. Kishte mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë në Ekzil të Bujar Bukoshit. Pas luftës, përmes votës, Mustafa ishte bërë dy herë shef i Prishtinës. Ka fituar edhe garën për Kryetar të LDK’së duke u zgjedhur tri herë Shef i partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova. Po ashtu, përmes votave, Lideri i LDK’së ishte zgjedhur edhe Shef i Qeverisë së Republikës.

    Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Samiti i Ohrit, ka thënë se s’ka punuar dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë.

    Këtë përgjigje ai e ka dhënë duke iu përgjigjur kundërshtimit të Isa Mustafës për mini shengein ballkanik.

    “Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, ka thënë Rama, në një konferencë për media.

    Edi Rama ka pasur afërsi më të madhe me Hashim Thaçin në vitet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!