×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i LDK-së konfirmon përpjekjen e Angela Merkel për arritjen e koalicionit me VV-në

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 17:48

    Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka konfirmuar se nesër do të takojë delegacionin e Bunderstagut gjerman, të udhëhequr nga njeriu i afërt i Angela Merkel, Peter Bauer.


    Mustafa, bëri të ditur se takimi me Bauer dhe të tjerët, të cilët sonte pritet të arrijnë në Prishtinë, do të ndodhë paraditen e së enjtes, shkruan Reporteri.net.

    Ardhja e Bauer, njeriut të afërt të Angela Merkel, në Prishtinë, po shihet si përpjekja e fundit që gjermanët do e bëjnë për t’u arritur koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, me burime ka raportuar, se po të enjten parashihet të ndodhë edhe takimi i radhës Kurti-Mustafa.

    Përkundër se Mustafa tha se është duke pritur ftesë nga Albin Kurti për të mbajtur takimin e radhës në përpjekje për finalizim të marrëveshjes politike për bashkëqeverisjeje.

    “Do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së VV-së për takimet e ardhshme”, tha Mustafa në një konferencë për media pasi takoi anëtarët e këshillit drejtues të LDK-së.

    Nga ana tjetër, i dërguari i Merkel në Kosovë të enjten do të takojë edhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!