×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i LDK-së në Drenas: Albin, tash e tutje shahu e ka një figurë të re

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 11:36

    Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika ka komentuar veprimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kur nominoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën.


    Nika i ka quar selam Kurtit se nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re.

    “Në konceptin historik të VV-së se negociatat paraprake vendosin në kompromis lirinë për të vepruar dhe në kulturën e Albin Kurtit se embelsira lihet për në fund, duket se vota perfundimtare e unanime e LDK-së për zhbllokimin e asamblesë, nuk ka qenë aspak i sheqerosur për të dhe për të gjithë të tjerët, duke e lënë gojë – hapur opinionin publik dhe në heshtje të pathyeshme VV-në. Vetëm pse monopolin në shtet nuk arriti ta merrte, duke e skajuar keshtu LDK-në fund të odës. Albin, nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re! Gezuar!”, ka shkruar Nika në profilin e tij në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!