Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka publikuar pamje të gjendjes të rrugëve dhe trotuareve në këtë komunë, ku thotë se është katastrofale, shkruan Reporteri.net.
Azemi të shtunën doli në teren në disa rrugë të qytetit ku akuzoi pushtetin lokal se ‘nuk po e çan kokën për këtë’.
Postimi i tij:
Gjendja e rrugëve dhe trotuareve në Ferizaj është katastrofale. Ato sjellin vështirësi për lëvizjen e qytetarëve, e veçanërisht atyre me karroca. Lëvizja nëpër to është sfiduese edhe për veturat, derisa probleme të panumërta kjo gjendje sjell edhe për bizneset e komunës.
Gjithë kjo situatë nuk është e re, por kjo katrahurë numëron mbi gjashtë vite. Në vend të zgjidhjes, pushteti lokal po ofron arrogancë e moskokëçarje.
Kjo nuk mund të durohet më sepse zgjidhja është e lehtë. LDK është adresa e saj dhe ne do të përkushtohemi dhe zotohemi për t’iu dhënë fund problemeve të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.