Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka njoftuar se ka takuar në Hagë, Rexhep Selimin.
Ndreu në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është i bindur në pafajësinë jo vetëm të tij, por edhe të ish krerëve tjerë të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht.
Postimi i plotë i Ndreut:
Sot ne Hage u takova me Rexhep Selimin, nje nder miqte e mi me te mire dhe nje kontribues pikant I luftes se UCK per clirimin e Kosoves. 5 ore bisede me te pashe mikun tim ne gjendje te shkelqyer psikologjike, i bindur ne pafajesine e tij dhe Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe te tjereve qe mbahen padrejtesisht!
Ishte kenaqesi biseda me te dhe integriteti I larte me te cilen te gjithe drejtuesit e UCK po e percjellin kete izolim te paargumentuar me asnje prove!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.