Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të ministrisë së Tregtisë, ku dhe u caktua çmimi maksimal për një litër naftë, gas dhe benzinë.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se vendimi i qeverisë duhet respektuar, por që ka gabime në kalkulimin e çmimit.
“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet, dhe është duke u respektuar. Por, vendimi ka gabime në kalkim të çmimit”, ka Berjani.
Gjithashtu Berjani shpreson që ditët në vazhdim kjo gjë të rregullohet nga ana e ministrisë.
“Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, shtoi Kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani për Reporteri.net.
Theksojmë se ashtu siç njoftoi ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim: “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër”.
Gjithashtu, ministria bëri të ditur se çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Reporteri.net/
Vendos Ministria e Tregtisë: Çmimi i naftës 1.85 euro, i benzinës 1.74 euro në 24 orët e ardhshme