×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Zhur kalon në Vetëvendosje, pritet nga Kurti

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 20:21

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Behar Begaj, që deri tani ka mbajtur pozitën e kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Zhur nga sot i është bashkuar partisë së tyre.

    Në njoftimin e VV-së shihet se për këtë aderim është organizuar edhe një pritje për Begajn, dhe aty ka marrë pjesë edhe Albin Kurti, kryetar i kësaj partie, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i VV-së:

    Behar Begaj me bashkëpunëtorë i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren

    Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike e organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.

    Behar Begaj ka mbajtur postin e Kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Zhur dhe ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie për katër mandate të njëpasnjëshme. Gjithashtu, ka qenë asamblist i Komunës së Prizrenit dhe kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi i dëshmuar politik ndër vite janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë rajon.

    Së bashku me të, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike.

    Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.

    Mirë se vini në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!