×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detajet

    Kryetari i Obiliqit tregon çfarë u gjet në ish-Shkollën Teknike: Fillimisht u dyshua për varr masiv

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 19:38

    Gjësende të dyshimta janë gjetur gjatë pastrimit të bodrumit të ish-Shkollës Teknike në Obiliq, objekt i cili për vite me radhë ka qenë i uzurpuar dhe i keqpërdorur nga individë të ndryshëm.

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka deklaruar se fillimisht ishte dyshuar edhe për mundësinë e ekzistimit të një varri masiv, por sipas tij, nga vlerësimet fillestare të njësive policore, dyshohet se në atë hapësirë mund të jenë kultivuar bimë narkotike.

    “Fillimisht është dyshuar që ka një varr masiv, mirëpo sipas njësive të policisë, në veçanti njësisë së krimeve të luftës dhe njësisë së antidrogës, aty shihet që është tentuar apo është kultivuar disa bimë narkotike që zyrtarët e policisë nuk ishin në gjendje ta konfirmonin se cila bimë mund të ketë mund të jetë kultivuar aty. Por si do qoë të jetë, policia dhe prokurorët po vazhdojnë me procedurat e tyre”, ka thënë Thaçi.

    Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish-shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike

    Ai ka treguar gjithashtu se rreth dy muaj më parë, në këtë hapësirë ishte gjetur një ambulancë, e cila sipas tij ishte përdo­rur nga strukturat ilegale serbe.

    “Objekt është për­dorur e është keqpër­dorur nga individë të ndryshëm. Prandaj ne si qeverisje me ardhjen në pushtet në vitin e kaluar e respektivisht qysh nga janari, ne kemi filluar procedurat që të kthejmë në pronësi të komunës, në fakt ta kthejmë në asetin që i takon, pra në asetin e komunës. Edhe kohëve të fundit po bëjmë përpjekje për pastrim. Para dy muajve kemi hasur në një ambulancë apo AMF të për­dorur nga strukturat ilegale serbe. Pra aty ka qenë një AMF që është për­dorur nga strukturat ilegale në mënyrë të fshehur. Dhe kwto ditë ne kemi arritur deri në pikën ku kemi filluar bashkë me ndërmarrjen tonë lokale për ta pastruar. Kemi hasur në disa gjësende të dyshimta që ne menjëherë e kemi njoftuar policinë edhe prokurorin e shtetit për t’u marrë me atë pjesë”, tha ai.

    Sipas Thaçit, objekti i ish-Shkollës Teknike, ku deri në vitin 1990 kanë zhvilluar mësimin nxënësit e Obiliqit, pas largimit të dhunshëm të nxënësve shqiptarë nga sistemi arsimor është për­dorur dhe keqpër­dorur nga individë të ndryshëm.

    Ai ka thënë se bёhet fjalë për një hapësirë prej rreth dy hektarësh e 60 ari, e cila, sipas tij, për 27 vjet ka qenë e uzurpuar pa ndërhyrje të institucioneve.

    Sipas tij, ish-Shkolla Teknike, e cila dikur njihej si “Nikolla Tesla” e më pas është emërtuar “Ismail Dumoshi”, do të funksionalizohet sërish si objekt arsimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!