×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i OVL-UÇK-së thotë se deputetët e Kosovës kanë tru peshku, reagon Daut Haradinaj

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 21:14

    Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj  duke folur për krijimin e Gjykatës Speciale në Debat Plus, i ka quajtur deputetë me tru peshku, të gjithë ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale.


    Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka kërkuar nga Nasim Haradinaj që të ketë respekt për përfaqësuesit e zgjedhur nga populli, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera Haradinaj dhe kryetari i OVL-UÇK-së janë përplasur edhe rreth kësaj organizate, ku Haradinaj ka thënë se kjo organizatë nuk mund ta përfaqësojë atë si veteran.

    “Të kom thanë edhe në Parlament, ti mu nuk më përfaqëson. Ata nuk më përfaqësojnë mua, janë organizatë e PDK-së”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!