×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Partisë së Ashkalinjëve demanton anëtarin e partisë: Vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 11:39

    Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshani se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Arifi i tha se PAI vazhdon të qëndrojë në koalicion dhe të jetë pjesë e Qeverisë.

    “Jo bre keni marrë informacione gabimisht. Ne vazhdojmë me qëndru në koalicion, jemi pjesë e qeverisë”, tha Arifi për Expres.

    Anëtari i PAI, Gani Elshani, ka shkruar sot në Facebook se kanë dalur nga Qeveria.

    “Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai.

    Ky postim është fshirë më pas.

    Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!