Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, zhvilloi sot një takim përmbajtjesor me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, me të cilin diskutuan për një varg çështjesh që janë prioritet në programin e qeverisjes së re komunale.
Kryetari Rama, i kërkoi bashkëpunim ministrit Çeku për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.
“Me theks të veçantë, Rama e informoi ministrin Ceku për përgatitjet e Komunës së Prishtinës për Bienalen Nomade Evropiane “Manifesta”, që vitin ardhshëm do të mbahet në Prishtinë, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës”, thuhet në njoftim.
Në takim, të dy u pajtuan që të fillojnë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë sa i përket trashëgimisë kulturore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.