×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka realizuar vetëm 20 % të premtimeve deri më tani

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 10:58

    Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Platforma është rifreskuar me të dhëna për gjashtë mujorin e parë 2019.


    Nga gjithsej 902 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin qershor 2019 janë përmbushur 248 premtime, 110 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 339 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 205 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që vjen nga radhët e PSD-së, nga 80 premtimet e bëra, ka realizuar deri më tani vetëm 16 prej tyre, 3 nga to gjysmë të përmbushura, 34 i ka nisur, ndërsa 27 as që kanë filluar.

    Vendosja e katër E-kioskave nëpër bashkësi lokale
    Prokurimi elektronik me qasje edhe për qytetarët
    Themelimi i Drejtorisë së Parqeve
    Themelimi i ndërmarrjes publike “Kuzhina Qendrore”
    Testimi me shkrim i kandidatëve për mësimdhënës
    Rindërtimi i rrugës “Richard Holbrooke” , zgjerimi i rrugëve “Holger Petersen” dhe “Gjilani” në Hajvali.
    Funksionalizimi i “Info Qendra Turistike” në vitin 2018
    Publikimi i udhërrëfyesit turistik për Prishtinën
    Fond i veçantë financiar për mbështetjen e nismave për grafitë artistike në muret dhe hapësirat e qytetit
    Hartimi i një plani të ri për mbledhjen e mbeturinave në qytet
    Ndarja e 1 milion eurove çdo vit për parqet në qytet
    Ndarja e një toke kompanisë “Hortikultura” për mbjelljen e drunjtëve dekorativ për nevoja të qytetit
    Autobusë tjerë të rinj në Prishtinë
    Ndërtimi i qendrës për personat me autizëm dhe sindromin Doën në vitin 2018
    Hapja e një kuzhine popullore dhe
    Hapja e tri qendrave sociale për të moshuar: në lagjen “Dardania”, në lagjen “Bregu i Diellit”, dhe në lagjen “Dodona”
    Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e infrastrukturës, bujqësisë dhe shërbimeve publike. Ndërsa, përveç arsimit, fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë dhe e urbanizimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!