Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së djeshme e ka denoncuar në polici, ish-deputetin Zafir Berisha.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku i njëjti tha se viktima ka deklaruar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari, Z.B.,për tri ditë.
“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”, tha Gashi.
Rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.