×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Prizrenit shkon në punë me biçikletë: Ju inkurajoj të veproni njëjtë

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 17:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vendosur të shkojë në punë dhe të kthehet në shtëpi me biçikletë.

    Totaj e publikoi vetë një fotografi në Facebook, duke shkruajtur se “shtegu i biçikletave është në funksion të të gjithëve”.

    “Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ ?‍♀️ , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave ?‍♀️tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj.

    Kryetari i ftoi qytetarët që të mendojnë për ambientin e të veprojnë si ai.

    “Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin ?”, shkroi tutje ai.

    Foto: Shaqir Totaj, Facebook

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!