×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i ri i Podujevës: LDK-ja pa Vjosa Osmanin do të mbetej pas AAK-së

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 23:36

    Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për ish-partinë e tij, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Thotë se kjo parti po gabon që po largon njerëz si Vjosa Osmani. Sipas tij, pa Vjosa Osmanin, LDK’ja s’do të dilte e dyta në zgjedhje ashtu siç ka ndodhur.


    “Vjosa Osmani, ju e dini, është një prej politikaneve të reja shumë të fuqishme. Reputacioni, përgatitja profesionale e Vjosa Osmanit është larg me këta që sot e kanë bërë atë klanin e tyre dhe të cilët po i eleminojnë politikanët nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Bulliqi.

    “Mua më vjen shumë keq që Vjosës i ka ndodh diçka e tillë sepse jam më se i bindur se po mos të kish qenë emri i Vjosa Osmanit në zgjedhjet nacionale LDK’ja do ta kishte vendin ndoshta edhe më poshtë se AAK’ja e mos të flasim për vendin e dytë”, shtoi ai për RTV21.

    “Por sidoqoftë këto janë politika të brendshme të tyre ata le të vazhdojnë punën tyre”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!