×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Suharekës: Doli që prapa lojërave të fatit nuk qëndron AAK-ja

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 22:51

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndërsa ka folur për mbylljen e lojërave të fatit ka thënë se ka pasur kërkesa të mëdha nga qytetarët për mbyllje të tyre, trasnmeton Reporteri.net.


    Ai tha se në Mushtisht ka pasur protesta qytetare për të mbyllur këto pika të lojërave të fatit.

    Muharremaj ka thënë për Dukagjinin se si kryetar i Suharekës ka kryer obligimin ndaj tyre duke dorëzuar peticionin në Kuvendin e Kosovës, i cili ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Muharremaj ka pasur dhe një përgjigje ndaj të gjithë njerëzve që kanë bërë me gisht që kreu i AAK-së qëndron prapa kazinove e bastoreve.

    “Pranoni realitetin sepse çdoherë kanë thënë se prapa lojërave të fatit qëndrojnë njerëzit e AAK-së. Doli që nuk janë njerëzit e Aleancës ashtu siç na kanë akuzuar”, tha Muharremaj. /Reporeteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!