×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i veteranëve i OVL të UÇK-së flet për iniciativën e Veselit, tregon a e përkrah

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 17:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që njëherësh është kryetar i Kuvendit Kadri Veselit të shtunën ka dal në një konferencë për media ku ka paralajmëruar një komision hetimor për të hetuar listat e veteranëve të luftës.


    Ai ka deklaruar se përmes kësaj iniciative synohet të pastrohet emri i vërtetë i UÇK-së nga veteranët mashtrues.

    “Do të kërkohet të dorëzohen listat e veteranëve, të dhënat e pranimit ose refuzimit të deritashëm të kërkesave për statusin e veteranit, kriteret e përzgjedhjes, si dhe numri i ushtarëve dhe komandantëve në njësi dhe zona operative. Do të kërkohet ballafaqim me fakte, dëshmi të mbledhura dhe individë, në të njëjtat njësi, ashtu si dhe ballafaqim i listave tradicionale të veteranëve nga OVL të UÇK-së dhe çfarëdolloj fryrje më pas. Me këtë iniciativë, do të ruhet nderi dhe reputacioni i UÇK-së dhe ushtarëve të saj”, ka deklaruar Veseli.

    Këtë iniciativë e përkrah edhe kryetari organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Ngucati.

    Ai thotë se organizata që drejton e mbështet nismën e re të kryeparlamentarit Veseli, por shton se nuk e di nëse do ketë sukses.

    “Iniciativën e përshëndesim dhe përkrahim, por nuk e di sa do të ketë sukses. Nuk e di nëse është më mirë me u marrë Prokuroria se Komisioni, pasi nuk po kanë aq sukses komisionet. Pra, si iniciativë e mbështesim, por unë jam kryetar i veteranëve të vërtetë, nuk flas për veteranët e rrejshëm”, ka deklaruar Ngucati për Reporteri.net.

    Kujtojmë se iniciativa e Veselit së fundmi ka përplasur dy deputetët e LDK-së dhe PDK-së.

    Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, deklaroi ditë më parë se çështjen e listave të fyera nuk e zbardhë Komisioni Hetimor parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pa thyeshme përballë kërcënimeve.

    Ndaj kësaj deklarate reagoi, deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili ka thënë se Avdullah Hoti nuk mund të merret seriozisht, ndërsa e ka pyetur se çfarë: “ka për tu ‘larë’ kryetari i PDK-së për luftën para teje z. “Lider”?”.

    Së fundmi iniciativën e Veselit e ka mirëpritur edhe Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, i cili ka dekalruar se po e pret me padurim formimin e këtij komisioni duke u shprehur se ky është gëzimi më i madh i tij që nga çlirimi i Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!