Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, deklaroi se nuk është konsultuar nga Qeveria e Kosovës për vazhdim të karantimit të kësaj komune. Ai ka thënë se nuk duhet të ketë shkëputje të komunikimit nga niveli qendror me atë komunal.
“Vendim i nivelit qendror është marrë pa u konsultuar fare me nivelin komunal, nuk bën të ketë shkëputje nga niveli komunal se na ballafaqohemi drejtpërdrejt edhe e dimë situatën shumë më mirë, mirëpo tash është marrë vendim dhe kështu do të mbetet”, deklaroi Haliti në TV Dukagjini.
Aktualisht, në këtë komunë janë vetëm 7 të prekur me COVID-19 dhe Haliti tha se kjo është falë menaxhimit të mirë të situatës nga të gjitha institucionet e përfshira si dhe qytetarët.
Haliti tha se përpos epidemisë, qytetarët kanë edhe shqetësime të tjera të cilat po mundohen t’i menaxhojnë sa më mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.