×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Vushtrrisë paralajmëron bizneset: Respektoni masat ose do të mbylleni!

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 13:21

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar se të gjitha bizneset që nuk respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së ndaj pandemisë do të mbyllen.


    Tahiri sot ka shoqëruar inspektorët sanitarë komunalë gjatë inspektimit në institucionet publike, dyqanet, barnatoret dhe bizneset e tjera, shkruan Reporteri.net.

    Me këtë rast ai u ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë; ose maska për personelin dhe konsumatorët, ose mbyllje.

    “Do të mbrojmë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm, prandaj kjo na e bën punën më të lehtë”, theksoi Tahiri, thuhet në njoftimin e Komunës.

    Në Komunë, në QKMF, në Gjykatë dhe në dyqane në Vushtrri nuk lejohet hyrja pa maska. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!