×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Vushtrrisë shërohet nga coronavirusi: Me ndihmën e Zotit u kalua edhe kjo sprovë

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 15:57

    Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri,  ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.


    Tahiri ka thënë se qysh nesër  do t’u kthehet punëve dhe obligimeve në Komunë.

    Ai ka falënderuar mjekët për kujdesin dhe të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë.

    “Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

    Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

    Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19.

    Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim.

    Ju faleminderit juve qytetarë e dashamirë për mijra mesazhe e telefonata dashamirësie.

    Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

    Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim.

    Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua.

    Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë.

    Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë.

    I juaji
    Xhafer Tahiri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!