×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i VV-së në Lipjan: Amerika na do për interes, flet për një dokument sekret për kampin Bondsteel

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 13:14

    Pas kryetarit të degës se Vetëvendosjes në Mitrovicë, edhe një kryetar tjetër dege ka dalë të flasë kundër Amerikës. Kryetari i VV-së në Lipjan, Avni Jashari thotë se Amerika na do neve vetëm për interes.


    Në një status në Facebook, Jashari shkon aë larg sa që flet për një plan sekret e të vjetër amerikan, për ndertimin e kampit Bondsteel në Kosovë.

    Jashari ka folur si “lider i kombit” duke garantuar se nuk do të largohen ushtarët amerikanë nga Kosova. Ka thënë se mund të largohet vetëm Ambasadori Grenell.

    “Kam një apel për të gjithë ata që kanë filluar, gjoja të frikohen nga largimi i Amerikës nga Kosova, nga një Tweet që pak ditë më parë e bëri Grenell. SHBA-të nuk janë këtu siç thotë një fjalë e urtë: “për sy të zi”. Në një dokument sekret të presidentit të 38-të të Amerikës, Gerald Ford besoni ose jo ishte dizajnuar kampi aso kohe imagjinar Bondsteel në Kosovë mu ku është i vendosur tani e sa kohë Kampi Bondsteel.Prandaj ju opozitë e më gjerë që na keni lodhë me “miqësinë amerikane” ju garantoj se si u hoq e si nuk u hoq taksa trupat e ushtarët amerikan nuk largohen dot nga Kosova dhe nuk e braktisin dot Kampin Bondsteel, jo pse jemi burra të mirë, ose pse Amerika po na dojka aq fortë, porse jemi me fat që kemi qëlluar në një sferë interesi të veçantë.Sa Grenell-at do shkojnë e vinë, e sa mundtë të jenë në deklarime edhe më të ashpër! Një mbetet e sigurt, Amerikën dhe ushtarët amerikan do t`i kemi përjetësisht në Kosovë”, ka shkruar Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!