×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kryetari i Zubin Potokut jep detaje rreth shpërthimit në veri: Një shtëpi është dëmtuar

    Reporteri
    30 Nëntor 2024 | 0:55

    Gjatë mbrëmjes së sotme kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.

    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri,  është shprehur dëmtimi është i rëndë dhe mund të ketë pasoja në mungesë të ujit në komuna gjithandej Kosovës.

    “Është dëmtim i rëndë në kanalet e “Ibër Lepencit”. Natyrisht, ekipet e policisë, ato të “Ibër Lepencit” dhe zjarrfikësve janë në terren. Aktualisht është shumë herët më u bë vlerësimi i dëmeve. Më siguri deri nesër nuk mundemi me dalë me vlerësime sepse koha është e papërshtatshme, është natë, terr. Një gjë e dijmë: është dëmtim i rëndë i kanalit që mund të ketë pasoja në mungesë të ujit në komuna gjithandej Kosovës”, ka thënë Zeqiri.

    Zeqiri, bëri të ditur se kishte vizituar edhe vendin e ngjarjes, ku edhe njoftoi se kishte biseduar me një familje serbe që kishte dëme materiale nga ky shpërthim.

    Zeqiri tha se shpërthimi o kanalit e ka rrezikuar edhe një familje.

    “Në afërsi ka pasur shtëpi banimi. Kur uji ka shpërhtyer dhe ka vërshuar e është futue në katin përdhes, për dritare është nxjerrë një grua. Banorët më treguan që është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. “, tha ai.

    “Unë isha në vendin e ngjarjes para gjysmë ore. Bisedova që kanë qenë në shtëpitë e rrezikuara. S’ka dëme në njerëz, ka dëme materiale në një shtëpi me banorë serbë. Unë bisedova drejtpërdrejt me ta”, tha Zeqiri.

    Tutje Zeqiri, ka dënuar rëndë këtë akt terrorist.

    “Ky është një akt i rëndë terrorist nga grupe terroriste. Dëmtimi i kanalit “Ibër Lepenc” është me pasoja jetike për Republikën e Kosovës dhe unë patjetër që e dënoj këtë sulm kaq të rëndë”, ka thënë Zeqiri.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!