×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari në detyrë i Graçanicës, do ta ushtrojë një detyrë tjetër ilegale në Kosovë

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 13:20

    Kryetari në detyrë i komunës së Graçanicës Srxhan Popoviq (Srđan Popović), tash e tutje do ta ushtrojë një detyrë ilegale në Kosovës.

    Kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç, më datën 18 nëntor 2021, e ka marrë vendimin për emërimin e Popoviqit kryetar të të ashtuquajturit “rreth të Kosovës”.

    Popoviq është anëtarësuar në Listën “Serbe” para zgjedhjeve lokale të vitit 2017, kurse paraprakisht ka qenë njëri nga themeluesit e Partisë Liberale Serbe (SLS).

    Sipas një hulumtimi të realizuar para dy vitesh me qytetarët serbë në Kosovë, Popoviqi ka marrë përkrahjen e vetëm 2 përqind të tyre./syri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!