Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se komentuar vizitën e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në zyrat e PDK-së dje.
Hoxhaj në një konferencë për medie e konfirmoi se vizita e Haradinajt ishte pa paralajmërim, por që e çmojnë praninë e tij, shkruan Reporteri.net.
“Z.Haradinaj herë pas here është i paparashikueshëm, por e kemi mirëpritë dhe e çmojmë praninë e tij.”, ka thënë shkurt Hoxhaj.
E Haradinaj tha dje se shkoi atje t’u jap mesazh përkrahës pas shkuarjes në Hagë të kryetarit të tyre, Kadri Veselit.
“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat. Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së, gara politike kemi pas gjithmonë edhe mospajtime por kam qenë në UÇK-në”, ka thënë Haradinaj pas vizitës. /Reporteri.net